Sport 8 Tetor 2022, 22:57

“Los blancos” fitore minimale ndaj Getafes! PSG pa “Messin”, ndan 1 pikë me Reims

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja e La Ligas mes Getafes dhe Real Madrid, u mbyll me një rezultat minimal 0-1. Madrilenët ju falën një goli të Militaos të shënuar në minutën e 3-të, i mjaftueshëm për të marrë 3-pikët dhe për të ngjitur sërish në kreun e tabelës.

Ndërsa goli i shënuar nga Rodry, për madrilenët në minutën e 57-të u anulua nga arbitri, pas verifikimit në sistemin VAR.

Ndërkohë që ndeshja mes Reims dhe PSG-së përfundoi me një barazim pa gola, ku duket se u ndje mungesa e Messit i cili nuk ishte i gatshëm për ndeshjen e sotme.

Nuk ka munguar as protagonizmi i  Sergio Ramos-it , i cili pas një ndërhyrje të gabuar u ndëshkua me karton të verdhë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer, Ramosit i cili është afruar duke debatuar me gjyqtarin dhe pas asaj që u duk si një ofendim ndaj kryesorit të ndeshjes, nuk mungoi kartoni i dytë i verdhë dhe rrjedhimisht kartoni i kuq, duke lënë kështu PSG-në me 10 lojtarë që nga minuta e 41-të e pjesës së parë.

Pavarësisht barazimit të sotëm Parisi mbetet sërish në krye të Ligës 1.


smile

Sport #real madrit PSG