Bota29 Prill 2022, 21:23

Lot, dhimbje dhe dëshpërim, lufta në sytë e ushtarëve ukrainas të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Ai shikon gruan e tij, ajo i vendos dorën mbi supe dhe e shikon me butësi, por ajo duket se nuk ka fjalë për ta ngushëlluar. Megjithatë, ajo që flet për të janë sytë e tij qiellorë, të mëdhenj, por bosh, me shkëlqim të gjerë, por të dëshpëruar. “Më falni, nuk dua të flas”, thotë ushtari, thuajse i mërzitur, duke treguar disa herë këmbën e tij të plagosur. “Më mirë për ty. Nuk do të donit të dinit se çfarë më kanë bërë mua”, justifikohet ai duke mos i mbajtur dot lotët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Hyrja në spital është e mbrojtur nga njerëz të armatosur. Njerëz të të gjitha moshave dhe kategorive hyjnë dhe dalin. Mjekë vullnetarë me çanta mbi shpinë rrinë në radhë të regjistrohen. Disa burra të plagosur sytë i kanë te dera e spitalit me shpresën se do ju vijë radha të futen. Jashtë mbërrin një ambulancë tjetër pa sirena. Që nga 24 shkurti, departamentet më të mbushura me njerëz janë kirurgjia dhe traumatologjia. “Ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse amputojmë gjymtyrët, dezinfektojmë plagët e mbushura me qelb, heqim copat metalike nga trupat”, shpjegon për ANSA Maksym, një infermier me një pallto jeshile. “Rasti i fundit që kam trajtuar? I kemi prerë këmbën një ushtari 22-vjeçar”, shton ai. Pak më shumë se në të njëjtën moshë me atë djalë të plagosur, para luftës Maksym punonte në një spital për fëmijë. “Me fëmijët ishte edhe më e vështirë”, rrëfen ai.

Vasyl, i quajtur Gutsul nga emri i grupit etnik të Karpateve, ka plagë në dorë, por bën gjeste dhe flet pa pushim ndërsa rrëfen historinë e tij të luftës. Ditët e para rreth Kievit, Irpin, Gostomel, dhe Chernihiv “ishin një ferr artilerie”. Më pas në Çernobil, më 29 mars, “pamë rusët të ikin nga termocentrali. Ne donim t’i qëllonim, por komandanti nuk na la”, kujton ai me keqardhje dhe mburrje se “kishin vrarë vetëm rreth pesëdhjetë armiq”.

Me rishpërndarjen e trupave të Moskës në frontin lindor, Vasyl u transferua në Donbass në fillim të prillit. Dhe aty plagoset. “Ne po hapnim një llogore, kolegu im sapo ishte larguar kur një tank rus doli dhe filloi të qëllonte mbi ne. Për fat të mirë mbërritën edhe njerëzit tanë, përndryshe do të kisha vdekur “. ai fillimisht u transferua në një spital në Dnipro, ndërkohë që pas një jave mbërriti në Kiev” Nëse do të ishte në dorën time do të kthehesha menjëherë në front, shokët e mi luftojnë në fushë, ndërsa unë qëndroj këtu, thotë ai. /Përshtati “Pamfleti” nga “Ansa”/ 

Bota Kiev Plagosur Spital