Sport15 Maj 2022, 17:33

Lot, emocione dhe goli i fundit, Insinje i jep lamtumirën publikut vendas, Napoli mund Xhenoan dhe e çon në Serinë B (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Lot, emocione dhe goli i fundit, Insinje i jep lamtumirën publikut vendas,

Lot, emocione dhe goli i fundit, Insinje i jep lamtumirën publikut vendas, Napoli mund Xhenoan dhe e çon në Serinë B (Video)

Napoli e ka mbyllur me një fitore ndeshjen e fundit në këtë sezon të Serisë A, me triumfin kundër Xhenoas, me rezultatin 3-0. 

Ndeshja filloi plot emocione, që përpara startit të saj për shkak të ceremonisë së lamtumirës, që ju bë kapitenit të skuadrës, Lorenco Insinjes që do të largohet në përfundim të këtij sezoni, me kapitetin që e mbylli me gol ndeshjen e fundit në shtëpi me skuadrën. 

“Fanela jote peshonte më së shumti, sepse i përkiste atyre që e donin vërtet. E mbajte me dhunti, krenari dhe dinjitet. Si një njeri krenar i këtij qyteti!”, shkruhej në parullën e tifozëve të shpalosur në stadiumin Maradona. 

”Faleminderit një qyteti që më ka dhënë kaq shumë. U gëzuam dhe vuanim, herë-herë u grindëm, por qëndruam gjithmonë bashkë, si një familje e madhe. Qëndrimi në Napoli ishte një përvojë e mrekullueshme, por edhe një përgjegjësi e madhe që e pranova me krenari. 

Lorenzo Insigne says goodbye to the Diego Armando Maradona Stadium. ? pic.twitter.com/5hlCiIrAsu

— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) May 15, 2022

Të largohesh nga Napoli do të thotë të largohesh nga shtëpia, do të më mungoni gjithmonë. Kemi kaluar momente të paharrueshme, kam dhënë gjithmonë maksimumin. Faleminderit nga zemra!”, ishin fjalët e kapitenit të Napolit. 

Me këtë fitore, Napoli konsolidon kështu vendin e tretë dhe rikthimin në Champions sezonin e ardhshëm. 

The lovely message to Insigne from the fans

It reads ‘Your shirt weighed more than any other because it belonged to someone who really loved it. You wore it with flair, courage and dignity. Like a proud son of this city’ #Napoli https://t.co/idDFEKhBEE

— Mina Rzouki (@Minarzouki) May 15, 2022

Gjurmë në këtë takim lë edhe Lobotka në fund. Napoli është i dyti me 76 pikë, ndërsa Xhenoa është e parafundit dhe do luajë në Serinë B sezonin tjetër. 

Emotional scenes at Insigne’s final match at the Maradona. Great player, brilliant servant. The captain is in tears pic.twitter.com/TKF652FIne

— Patrick Kendrick (@patrickendrick) May 15, 2022

Sport Napoli Seria A Xhenoa