Sport24 Mars 2018, 20:08

Low pritet të zëvëndësojë Zidanin te Real Madridi

Shkruar nga Pamfleti
Low pritet të zëvëndësojë Zidanin te Real Madridi

Low pritet të zëvëndësojë Zidanin te Real Madridi

Low pritet ta zëvendësojë Zidanin te Reali, i do në “Bernabeu” Kimmichun dhe Alaban.
Në Spanjë janë të bindur se Zinedine Zidane do të shkarkohet nëse Reali nuk e fiton Champions Leaguen, ndërsa favoriti për stolin e “Los Blancos” besohet të jetë trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, që do ta lërë Kombëtaren pas Kupës së Botës që do të mbahet verës në Rusi.

Sipas “Diario Gol”, kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, ka dhënë dritën e gjelbër për ndryshime dhe për sjelljen e 58 vjeçarit në Spanjë, i cili tashmë i ka identifikuar dy blerjet e para.

Dytë luajnë te Bayern Munich, ata janë Joshua Kimmich dhe David Alaba, për këtë të fundit Real Madridi është interesuar edhe në të kaluarën.

Sport Low pritet të zëvëndësojë Zidanin te Real Madridi