Aktualitet 9 Mars 2022, 16:05

LSI depoziton në Kuvend nismën ligjore për uljen e çmimit të naftës: Demagogjia nuk i duhet kujt në momente kritike!

Shkruar nga Pamfleti

LSI depoziton në Kuvend nismën ligjore për uljen e çmimit të naftës: Demagogjia nuk i duhet kujt në momente kritike!

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend nismën ligjore për pezullimin e pagesës së Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit deri në fund të vitit.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i LSI-së, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale Vasili shprehet se demagogjia nuk i hynë në punë kujt në këto momente kritike, dhe se kjo nismë do të ndihmonte në uljen e çmimit të naftës.

‘Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti) Kam kerkuar pezullimin e pageses se Takses se Qarkullimit dhe Takses se Karbonit. Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike. Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare. Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot.’– shkruan Vasili.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Kuvend LSI