Politike 5 Maj 2022, 16:28

LSI dhe Berisha në unison total, Vasili sulmon Kushtetuesen: Është kthyer në gardiane e interesave të rilindjes

Shkruar nga Pamfleti
LSI dhe Berisha në unison total, Vasili sulmon Kushtetuesen:

Lëvizja Socialiste për Integrim është hedhur sërish në sulm ndaj organeve të drejtësisë. Teksa të gjithë në LSI presin rikthimin e Ilir Metës, duket se ka një unitet sa i takon drejtësisë së re.

Berisha po e sulmon reformën dhe organet e saj në çdo dalje, ndërkohë që tani i është bashkuar edhe partia e presidentit. Ka qenë Petrit Vasili, ai i cili ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit nuk ka pranuar një padi të LSI për Ligjin 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

“Gjykata nuk e shqyrtoi fare këtë kërkesë, as nuk e diskutoi në Seancë Plenare, por e mbylli në një dhomë të mbyllur duke vendosur se LSI nuk qenka legjitime si palë për t’ju drejtuar kësaj Gjykate. E vendosur hapur si një gardiane e interesave më të errët të Rilindjes, Gjykata Kushtetuese në mënyrë të përsëritur ka zgjedhur t’i shmanget përballjes për mbrojtjen e interesit publik me qëllimin e vetëm për të mos prekur interesat miliardere të Rilindjes në pushtet. Në të njëjtin pozicion të neveritshëm Gjykata Kushtetuese mbajti edhe ndaj Kërkesës së LSI për ligjin e Vetëqeverisjes vendore, kur rilindja hoqi nga ligji për Vetëqeverisjen vendore të shumicës së cilësuar për marrjen e vendimeve me interes të lartë publik”, shprehet Vasili.

Politike drejtësi kushtetuese vasili