Aktualitet 9 Maj 2018, 12:30

LSI dhe “gjurmët” e vjedhjes së një kapaku pusete në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
LSI dhe “gjurmët” e vjedhjes së një kapaku pusete

Një histori nga hajdutët e skrapit

Shkruan: Memo Aliaj

Po publikoj sot, një detaj që ma ka rrëfyer Enno Bozdo pas vitit 2013, në kohën kur ishte Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, si zëvendës i parë i kryetar Lulit. Ky detaj, ka lidhje me “njollat” që i ishin ngjitur në “biografi” LSI në ato vite për vjedhjen e pasurive kombëtare, korrupsionin e pavarur, nëpër ministritë që i jepeshin nga PD e PS dhe sidomos “damka” e vjedhjes së skrapit. Këtë detaj, Enno Bozdo ma ka treguar, pasi LSI braktisi koalicionin “integrues” me PD dhe u bashkua në pushtet me PS.

Ja rrëfimi i plotë i Enno Bozdos:

Me urdhër të kryetar Lulit, punonjësve të pastrimit të turnit të tretë (natës) që punonin në qendër të Tiranës, u kishim lënë detyrë, që përveç fshesave e karrocave, të merrnin në dorëzim me procesverbal edhe kapakët e pusetave, të cilat po vidheshin për skrap. Për të qenë në rregull me detyrën që më kishte ngarkuar kryetar Luli, shpesh bëja edhe sondazhe të befasishme pas mesnate, për të monitoruar korrektesën në zbatimin e urdhërit.

Një natë, rreth orës 4 të mëgjesit, më telefonoi i alarmuar Raxhi, brigadieri i pastrueseve!
Hapa telefonin dhe iu përgjgija: – Enno ju dëgjon, fol si është problemi!
Ai, më tha: – Shef Enno, na kanë vjedhur një kapakë pusete, përballë Universitetit!

Pasi e dëgjova lajmin, i thashë: – Qëndro atu\y ku është vjedhur kapaku i pusetës, deri sa të vij unë!
Paralelisht, telefonova policinë e Tiranës, duke i dhënë informacionin, se në cilën koordinatë ishte vjedhur kapaku i pusetës. Policia më tha, se do të shkonin me qen gjurmues në vendin e ngjarjes! Dhe ashtu u bë. U takuam atje, për të vijuar procedurat sipas ligjit. Pasi kqyri dhe filmoi vendin e krimit, policia aktivizoi qenin gjurmues me erë.

Bashkë me policinë, nisëm të shkonim andej nga na çonte qeni. Pasi kaluam Presidencën dhe po shkonim për nga Blloku, qeni u fut në rrugicat prapa pallateve tek “Libri Universitar”, duke dalë e ecur përgjatë rrugës përballë “Njësisë Bashkiake nr. 5”. Qeni kaloi edhe tunelin e doli në rrugën kryesore, Pasi nuhati përsëri, tërhoqi litarin me forcë dhe u vërsul me hungërimë e tërbim, tek hyrja e Selisë së LSI, nisi të lehte e nuk lëvizte prej andej…

Polici, duke më vështruar me habi, më tha: – Këtu është gjurma e fundit e kapakut të puestës që është vjedhur, shkojmë të plotsojmë procesverbalin, që aksioni i zbulimit të hajdutit u krye!/Pamfleti

Forum