Dosja e zezë13 Gusht 2022, 15:40

Lufta antikorrupsion e Partisë së Lirisë dhe çeta e të arrestuarve/ Ja lista me drejtorët dhe besnikët e Metës që përfunduan në pranga

Shkruar nga Pamfleti
Lufta antikorrupsion e Partisë së Lirisë dhe çeta e

Ilir Meta e ka shpallur prioritet numër një luftën ndaj korrupsionit. Pasi shkriu LSI dhe krijoi Partinë e Lirisë, Meta tentoi të hedhë pas krahëve damkën që i ishte ngjitur partisë së tij. LSI është akuzuar shpesh si partia që solli korrupsionin dhe hoqi meritokracinë.

Historia nis me vetë Ilir Metën, i cili u akuzua nga Dritan Prifti për abuzime në dhjetra raste. Videoja e bllokut 700 mijë euro është vetëm një pjesë e asaj që ndodhte në ministritë e drejtuara nga LSI.

Por pavarësisht kësaj, Meta ka ngritur dhe një njësi kundër korrupsionit që drejtohet nga Brisida Shehaj. Shumë mirë që denoncohet korrupsioni, pasi niveli i tij në këtë qeveri ka kapur majat.

Por a i duhet besuar Metës se e ka seriozisht? “Pamfleti”, po sjell një pjesë të emrave që janë arrestuar apo proceduar penalisht për abuzime në emër të LSI. Më poshtë është vetëm një numër i vogël i drejtorëve dhe funksionarëve që u hetuan kur LSI ishte në pushtet. Si kur ishte në aleancë me PD ashtu dhe me PS, drejtorët e saj rezultonin të zhytur në afera. Kemi edhe kryebashkiakë apo zyrtarë të tjerë të lartë që janë hetuar apo dënuar.

Disa nga emrat më të famshëm janë ish-kreu i ARRSH, Dashmir Xhika, i cili u arrestua për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan. Kemi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto. Edhe ai u arrestua për abuzime me tenderat. Ndërkohë kemi shumë kallëzime penale. Shumica e drejtorëve të LSI janë gjetur thuajse me shkelje. Kemi ish-drejtorin e Autoriteti Portual Durrës, ish-drejtorin e Aviacionit Civil, të Hekurudhës, të ujësjellësit, etj. Po ashtu kemi të dënuar ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamir Rami.

Një pjesë e madhe e kwtyre emrave vijojnë të kontribuojnë në prapaskenë pwr Partinë e Lirisë dhe duket se damka e korrupsionit është shumë e vështirë që të largohet nga Meta e partia e tij.

 Arrestimet

Kallëzimet

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare Arrestime Meta pranga