Gjykata e Tiranës njeh Lulzim Bashën si kreun e Partisë Demokratike.
Një gjë e tillë vihet re qartë në vërtetimin e Gjykatës së Tiranës, të cilën PD ia kishte bashkëngjitur kërkesës së dërguar KQZ-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit që do të mbahen në 6 bashki.
Sikurse shihet edhe në foton e mëposhtme, në vërtetimin e gjykatës thuhet se kryetari i PD-së është Lulzim Basha, i cili është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur kandidatët për kryetarë bashkie në emër të kësaj force politike.
“Bashkelidhur me vërtetimin e gjykatës së rrethit Tiranë i cili konfirmon se me urdhrin e ministrit të drejtësisë nr 12, datë 19.12.1990 është miratuar krijimi i partisë demokratike dhe ky doumentacion është depozituar në zyrën e regjistrimit të partive. Kryetari Lulzim Basha është personi i vetëm i autorizuar të paraqesë në emër të partisë kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme”, thuhet në dokumentin e PD, bashkëngjitur vërtetimit të gjykatës.
Po ashtu, bashkë me kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, Partia Demokratike ka paraqitur në KQZ me emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.