alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Lufta brenda mazhorancës/ Partia ndahet në 2 klane, Balluku synon t’i marrë bashkinë Veliajt

24/01/2022, 7:56
ne Politike
A A
Lufta brenda mazhorancës/ Partia ndahet në 2 klane, Balluku synon t’i marrë bashkinë Veliajt

Lufta brenda mazhorancës/ Partia ndahet në 2 klane, Balluku synon t’i marrë bashkinë Veliajt

Teksa gjithë vëmendja e debatit publik dhe politik është fokusuar tek përplasjet në Partinë Demokratike, situatë aspak të qetë duket se po kalon edhe Partia Socialiste. Gazeta Sot ka mësuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit që shkoi, janë aktivizuar klanet brenda PS-së.


-Lexo edhe:

Sulmet ndaj deputetit gjerman, Bardhi: Berisha t’i japë fund pengmarrjes së PD, po na izolon ndërkombëtarisht

Raporti i FMN, LSI: Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës

Sipas informacioneve, mësohet se rezultati që doli nga 25 prilli ka krijuar shumë qejfmbetje në radhët e socialistëve, të cilët tashmë kanë nxjerrë “shpatat” nga këllëfët dhe i kanë shpallur “luftë” njëri-tjetrit.

Mësohet se janë krijuar dy klane të forta, që po bëjnë një luftë të nëndheshme tejet të fortë. Kështu klani i parë përbëhet nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zv/kryeministri Ahmetaj dhe Sekretari i PS, Damian Gjiknuri. Ndërsa klani i dytë prihet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit pas zgjedhjeve të përgjithshëm të prillit që kaloi, është lënë nën hije, ku pavarësisht se shpresonte që kryeministri Edi Rama ta përfshinte në kabinetin e ri qeveritar, të vetmin ofiq që mori ishte vetëm lënia drejtues i grupit parlamentar socialist. Ndërkohë këto vendime të Ramës, kanë bërë që Balla të rreshtohet krah kryebashkiakut Veliaj, i cili ka pas vetes shumë deputetët të tjerë si Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj dhe shumicën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS. Mësohet se këtë klan, Veliaj po e ushqen dhe rrit çdo ditë, pasi ka ambicie për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Balluku synon t’i marrë bashkinë Veliajt

Por ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj synon të rikandidojë nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore për të marrë një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, në lojë është futur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit sipas burimeve nga selia rozë, mësohet se është hedhur në sulm për dhe madje ka shfaqur ambicien për t’i marrë bashkinë Veliajt. Mësohet se në klanin që ajo ka krijuar për të dobësuar dhe mposhtur Erion Veliajn, zonja Balluku ka afruar pas vetes numrin dy të qeverisë “Rama 3”, Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin.

Në këtë kontekst, mësohet se në prapaskenë po bëhet një luftë shumë e fortë, ku secili klan po punon fort, në mënyrë që të fitojë simpatinë e kryeministrit Rama, me qëllim që në zgjedhjet vendore të vitit 2023 ose zonja Balluku, ose zoti Veliaj të jenë kandidat për Bashkinë e Tiranës nën siglën e PS. Kështu që nisur nga këto të dhëna dhe lufta e fortë që po bëhet në prapaskenë, duket qartë se pas Partisë Demokratike, edhe në Partinë Socialiste pritet të plasë skandali.

Pra, përtej buzëqeshjes para kamerës dhe tentativës për t’i paraqitur publikut harmoninë që ekziston brenda PS, aty më së shumti ka intriga, thika pas shpine dhe luftë për pushtet. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që disa nga deputetët aktualë të Partisë Socialiste janë shfaqur kritikë ndaj punës së qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku padyshim që më të ashpër janë treguar Fatmir Xhafaj dhe Erjon Braçe.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Sulmet ndaj deputetit gjerman, Bardhi: Berisha t’i japë fund pengmarrjes së PD, po na izolon ndërkombëtarisht

20/05/2022, 14:29
Politike

Raporti i FMN, LSI: Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës

20/05/2022, 13:42
Kryesore

Berisha drejt izolimit total/ Ju shpall luftë edhe gjermanëve, francezët hedhin në kosh padinë për Sekretarin Blinken

20/05/2022, 12:59
Politike

“Bosët e krimit u arratisën pas njoftimit që morën”, Berisha sulmon SPAK: Operacioni dje ishte disfatë

20/05/2022, 12:39
Politike

Takimi me Charles Michel, Rama: Do kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

20/05/2022, 12:33
Politike

Presidenti i Këshillit Europian: Po bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procedurat për negociatat me Shqipërinë

20/05/2022, 12:20
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Tragjike në Greqi, 22-vjeçarja shqiptare ndalon të ndihmojë të aksidentuarin, kamioni e përplas për vdekje

Tragjike në Greqi, 22-vjeçarja shqiptare ndalon të ndihmojë të aksidentuarin, kamioni e përplas për vdekje

Ngricat dhe i ftohti mbërthejnë vendin, ISHP: Lexoni rregullat e sigurisë para se të dilni

Ngricat dhe i ftohti mbërthejnë vendin, ISHP: Lexoni rregullat e sigurisë para se të dilni

Lajmi i Dites

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

20/05/2022, 12:38

Lajmet e fundit

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41

Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

20/05/2022, 15:30
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

20/05/2022, 15:18

Shtetet e QUINT-it thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

20/05/2022, 15:12

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

20/05/2022, 15:01

Investimet infrastrukturore në RMV, Kovaçevski: 49.7 milionë euro nga programi TAV

20/05/2022, 14:40
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip
  • 20 vjet më parë, më 19 maj 2002, ndërroi jetë pranë Liqenit të Luleve në Lurë, ambasadori amerikan Joseph Limpreht. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #liqeniiluleve #lure #ambasadoramerican
  • Ndërkohë, Departamenti amerikan i Thesarit pritet të shpallë ‘non grata’ edhe biznesmenë të tjerë që kanë mbështetur politikanë të listës së zezë së DASH

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #departamentiamerikan #thesar #dash #nongrata

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In