Bota24 Prill 2022, 07:32

“Lufta është në Ukrainë, nuk ka trupa në rrugët e Moskës”, Zelensky kritikon vizitën e Guterres në Rusi

Shkruar nga Pamfleti
“Lufta është në Ukrainë, nuk ka trupa në

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, fillimisht do të vizitojë Turqinë, më pas do të zhvillojë një vizitë në Moskë dhe Kiev.

Sipas një deklarate të OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë Ankaranë të hënën, ku do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Më pas ai do të shkojë në Moskë të martën, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ketë një drekë pune me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ndalesa e tij e fundit më pas do të jetë në Kiev, ku do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Kujtojmë se Turqia ka shërbyer si ndërmjetëse midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë luftës dhe ka pritur bisedimet e paqes midis dy palëve.

Por vendimi i OKB-së për të vizituar Rusinë përpara Ukrainës është kritikuar nga Zelensky.

“Lufta është në Ukrainë, nuk ka trupa në rrugët e Moskës. Do të ishte logjike të shkonim së pari në Ukrainë, të shihnim njerëzit atje, pasojat e okupimit,” tha ai të shtunën.

Bota Antonio Guterres Moskë Rusia Ukrainë. Volodymyr Zelensky