
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen të hënën në Bruksel për të nisur një mision trajnimi ushtarak për forcat e armatosura të Ukrainës.
Një grup prej 15 mijë ushtarësh ukrainas do të trajnohen në Poloni, tha Josep Borrell, kryediplomati i Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se shumë vende janë të gatshme të marrin pjesë.
Forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, po planifikojnë stërvitje luftarake dhe stërvitje taktike për misionin e BE-së, ku në total, deri në 5000 ushtarë ukrainas mund të trajnohen.
Ministrat e jashtëm të BE-së gjithashtu do të diskutojnë mbështetjen e Bjellorusisë dhe Iranit për rusët gjatë luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së për situatën politike në vendin e saj.
BE-ja sanksionoi kohët e fundit Teheranin për shkak të dronëve të prodhuar nga Irani të furnizuar në Rusi dhe të përdorura në sulmet ndaj Ukrainës. Borrell tha se nuk ka asnjë provë për furnizimin e raketave nga Irani pas raportimeve të mediave.
Asnjë sanksion i ri i BE-së ndaj Rusisë nuk do të vendoset, tha Borrell.
Propozimet e fundit lituaneze për sanksione të reja ndaj individëve rusë nuk kanë marrë ende një përgjigje, tha ministri i jashtëm i vendit, Gabrielius Landsbergis.