Bota19 Qershor 2022, 12:19

Lufta me Rusinë, Ukraina fsheh informacion nga SHBA-ja

Shkruar nga Pamfleti
Lufta me Rusinë, Ukraina fsheh informacion nga SHBA-ja

Pavarësisht nga ndihma masive e ofruar deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë njohuri për lëvizjet dhe strategjitë e ushtrisë ruse sesa ato të planifikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Këtë e kanë bërë të ditur disa burime të mirëinformuara për New York Times.

“Ne dimë më shumë për strategjinë e rusëve sesa atë të aleatit tonë ukrainas”, ankohen burime brenda agjencive të inteligjencës.

Dyshohet se Kievi frikësohet se ekspozimi i dobësive të tij mund të ngadalësonte dërgimin e armëve nga partnerët perëndimorë.

Ndërkohë ju rikujtojmë se lufta është në muajin e katërt dhe Ukraina po zhytet drejt varfërisë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme po mbyllen, vështirësi janë hasur në bujqësi, paga janë ulur me 25-50 për qind. Lufta po kthehet në zi buke dhe prek edhe të pasurit, teksa sëmundjet janë përhapur në juglindje. Ajo që e bën më të vështirë është ndihmat nuk mund të arrijnë dot në fshatrat periferike.

Lidhur me situatën në Ukrainë, Jens Stoltenberg , Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se të gjithë duhet të përgatitet pasi lufta në Ukrainë mund të zgjasë më vite, prandaj ka vënë theksin se mbështetja duhet të jetë e pakursyer për ta deri në përfundim të kësaj beteje.

Bota #Ukrainë #SHBA #Fshehje infromacioni