Aktualitet 9 Janar 2023, 16:40

“Lufta ndaj korrupsionit, prioritet kryesor”, SHBA paralajmëron “furtunë” në Shkup: Viti 2023 do jetë tepër intensiv

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bërë të ditur se për Uashingtonin, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e saj erdhi pak para vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Me Chollet do të diskutohen prioritetet e përbashkëta, ndërkohë që çështja e korrupsionit mbetet primare për Uashingtonin. Ai do të ngrejë më shumë çështje gjatë vizitës brenda kësaj jave. Viti 2023 do të jetë shumë intensiv për ju dhe ai do të konfirmojë angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Aggeler në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Duhet theksuar se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut ka qëndruar një ekip për sanksione nga Uashingtoni për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

I pyetur nëse është diskutuar për rezultatet e hulumtimit që ka realizuar ekipi amerikan për korrupsionin dhe krim të organizuar, Osmani tha se “korniza që përcakton marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut është dialogu strategjik dhe plani aksional”.

Shkupi Korrupsion SHBA