Politike19 Janar 2023, 14:55

· Politike

Shkruar nga Pamfleti
· Politike

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Një ditë Komisioni i Ekonomisë pranoi propozimin e deputetes së PD, Jorida Tabaku për disa ndryshime në ligjin për koncesionet dhe partneritetin Publik Privat.

Tabaku ka deklaruar se propozimet e saj janë pjesë e një pakete ndryshimesh ligjore që lidhet me luftën ndaj korrupsionit.

“Diskutova vetëm 2 nga 5 propozimet që kam bërë. Ndër ligjet për prokurimet dhe koncesionet pati më shumë debat. Nga ana e qeverisë u tha se po shihen propozimet. Ku konsistojnë propozimet: Duhet që secili të mbajë përgjegjësi për atë firmë që hedh nga punonjësi më i thjeshtë te ministri. Kushdo që zbaton kontrata korruptive duhet të shkojë para drejtësisë.
Elementi i dytë lidhet me transparencën e gjithë dosja e çdo koncesioni duhet të jetë e plotë. Të gjitha dokumentet duhet të jenë publike. Kam propozuar një grup ndryshimesh që lidhen me kompanitë, pra cilat kompani nuk duhet të lejohen në prokurimet publike. Janë një grup ndryshimesh që prekin mbi 20 nene, që i kam diskutuar me grupe interesi.” u shpreh Tabaku.

Duke u ndalur në luftën ndaj korrupsionit Tabaku tha se jemi në një situatë ku korrupsioni është kthyer në normë.

Ajo gjithashtu i ka bërë një ofertë qeverisë për luftën ndaj korrupsionit.

“Jemi në një situatë ku korrupsioni është kthyer në normë. Shqipëria shpallet në raporte si vendi më i korruptuar. Lufta ndaj korrupsionit është çështje e vullnetit politik, që unë qeverisë nuk ia jap dot, por duke zbatuar standardet e BE mund të ushtrojmë më shumë kontroll në këtë proces. Dhe mundet ta tregojmë këtë me shembuj konkret, nëse dikush shkon pas hekura, si në rastin e inceneratorëve, për afera korruptive, për dëme që i shkakton buxhetit, tjetri që vjen pas do e hedhë firmën më me kujdes. Unë kam besuar që procesi i integrimit duhet të shërbejë si një katalizator për ndryshim, dhe jam e sigurtë që këtë nuk e ofron PS. Kjo është një ofertë që unë bëj në emër të PD dhe një vision dhe mënyrë se si unë shoh luftën ndaj korrupsionit. Standardet e BE do ta detyrojnë qeverinë të jetë më e përgjegjshme, zbatimi më pas dhe vullneti politik është i tyre.”, vijoi më tej Tabaku.

Politike lufta kundër korrupsionit tabaku