Bota 6 Prill 2022, 15:38

Lufta në Ukrainë, 25 gra nga mosha 14-24 vjeç janë përdhunuar në Bucha

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, 25 gra nga mosha 14-24 vjeç janë

Foto Ilustruese

25 gra dhe vajza kanë raportuar se janë përdhunuar nga ushtria ruse në Bucha. Kështu tha Lyudmyla Denisova, komisionere për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Ukrainës.

Denisova shpjegoi se një linjë ndihmëse e dedikuar ka marrë të paktën 25 raportime për përdhunim të grave dhe vajzave ndërmjet moshës 14 dhe 24 vjeç nga ushtarë rusë.

“Ne do të vazhdojmë të dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet”– tha ajo, raporton BBC.

Bota #krime kundër njerëzimit #lufta në Ukrainë Masakra në Bucha