Bota19 Dhjetor 2022, 20:51

"Lufta në Ukrainë do të vazhdojë", kreu i OKB-së bën parashikimin e zi: Nuk ka bisedime për paqe në të ardhmen e afërt

Shkruar nga Pamfleti
"Lufta në Ukrainë do të vazhdojë", kreu i

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres beson se lufta e Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë dhe nuk sheh një perspektivë për bisedime serioze të paqes në të ardhmen e afërt.

Duke folur me gazetarët gjatë konferencës vjetore të fundvitit në Nju Jork, Guterres tha se nuk do të heqë dorë deri në arritjen e paqes në Ukrainë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar parimit kyç të kartës së OKB-së dhe respektuar sovranitetin e integritetin territorial.

Shefi i OKB-së nuk ishte optimist për mundësinë e bisedimeve efektive të paqes me Ukrainën dhe Rusinë në të ardhmen e afërt.

“Unë besoj se konfrontimi ushtarak do të vazhdojë”, tha Guterres.

Megjithatë, ai tha se shpresonte fuqimisht se paqja mund të arrihej në vitin 2023, duke përmendur pasojat për popullin e Ukrainës, shoqërinë ruse dhe ekonominë globale nëse nuk arrihet një marrëveshje.

“Të gjitha këto janë arsye që ne të bëjmë gjithçka që është e mundur që një zgjidhje paqësore të ndodhë para fundit të vitit 2023”, shtoi Guterres.

Ndërkohë, ai tha se do të përqëndrohet në rritjen e efikasitetit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja që rifilloi dërgesat e ushqimeve dhe plehrave të Ukrainës në Detin e Zi, të vazhdojë të përpiqet të rifillojë eksportin e amoniakut rus nëpërmjet Ukrainës dhe të kërkojë të përshpejtojë shkëmbimin e të burgosurve të lufte.

Bota #lufta në Ukrainë Antonio Guterres OKB