Bota17 Dhjetor 2022, 08:12

Lufta në Ukrainë, dronët rusë bombardojnë Kherson me 79 raketa; ka viktima

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, dronët rusë bombardojnë Kherson me 79

Foto Ilustruese

Një civil ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur nga sulmet me dronë në Kherson. Mediet e huaja raportojnë për tre sulme në infrastrukturën vendimtare të qytetit në Kharkiv, ndërsa qytetarët kërkuan mbrojtje duke u strehuar në stacionin e metrosë.

Sulmet vijnë në një kohë kur Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Bjellorusinë në ditët që vijnë për një takim me Aleksandër Lukashenkon.  Javën e kaluar ishte radha e ministrit të mbrojtjes së Moskës që të shkonte në Minsk për të kërkuar mbështetje në fazën e re të luftës.

Nga ana tjetër, zv. zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel, tha gjatë një konference për shtyp se Shtetet e Bashkuara “nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë në luftë me Rusinë“; të cilët janë i vetmi vend që ka kryer veprime provokuese sikurse është konflikti në Ukrainë.

Pas deklaratave të fundit në media për dërgimin e mundshëm të raketave Patriot në Ukrainë, dhe përgjigjes së qeverisë ruse e cila paralajmëroi kundër ‘pasojave të paparashikueshme’ që mund të lindin nga një vendim i tillë, Patel deklaroi se “ne po bëjmë pikërisht atë që ka urdhëruar presidenti,’ Joe Biden: në dritën e pushtimit rus, ne do të ndihmojmë Ukrainën të mbrojë integritetin e saj territorial”.

Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, mbeti për orë të tëra pa energji pasi vala e fundit e sulmeve ruse synoi stacionet e energjisë në të gjithë vendin. Zyrtarët lokalë thanë se deri në nëntë objekte energjetike u goditën pasi forcat ruse hodhën 76 raketa dhe kryen sulme me dronë të premten.

Bota #lufta në Ukrainë