Bota 3 Shkurt 2023, 10:03

Lufta në Ukrainë, dy të vdekur dhe 9 të plagosur nga bombardimet në Kherson

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, dy të vdekur dhe 9 të plagosur nga

Mbrëmjen e djeshme dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar, në Kherson pas një seri bombardimesh ruse.

Administrata ushtarake rajonale, raportoi se rajoni është sulmuar nga ushtria e Federatës Ruse 65 herë gjatë ditës së fundit, 13 herë vetëm në qytetin Kherson. Bombardimet kanë shkatërruar disa godina, një kantier detar, një shkollë. Aktualisht, Kherson është qyteti i madh më i bombarduar jashtë Donbasit.

Shefi i CIA-s, William Burns pretendohet se i ofroi Putinit një të pestën e territorit të Ukrainës, afërsisht sa Donbass, për t’i dhënë fund luftës. Hipoteza zbarkoi në faqet e Newsweek që citon gazetën zvicerane-gjermane Neue Zürcher Zeitung (NZZ). Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e mohoi atë.

Nga ana tjetër një mbështetje ka ardhur nga Uashingtoni për lejimin e rusëve dhe bjellorusëve nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Për herë të parë që pas luftës, Rusia dhe Bjellorusia do të jenë pjesë e lojërave apo aktiviteteve ndërkombëtare, por kësaj radhe me kushtin se do të jenë me flamur neutral, pra nuk do të përfaqësojnë drejtpërdrejt shtet kombin e tyre.

Bota #Kherson Ukrain