Bota29 Gusht 2022, 22:22

Lufta në Ukrainë, ekzekutohet me plumb kokës zyrtari i emëruar nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, ekzekutohet me plumb kokës zyrtari i

Sulmet ndaj zyrtarëve të emëruar nga Rusia në zonat e pushtuara ukrainase, duket se tani më janë kthyer në një mënyrë kundërpërgjigjeje nga ana e ushtarëve të Kiveit.

Këtë herë bëhet fjalë për ish-deputeti ukrainas, Oleksiy Kovalyov i cili i’u bashkua qeverisë rajonale të Khersonit të imponuar nga Moska dhe u gjet i vdekur ditën e diel.

Lajmin i vdekjes së tij u dha sot nga një këshilltar i administratës rajonale të kontrolluar nga Kievi, Serhiy Khlan, i cili tha se Kovalyov u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan.

Mediat ukrainase raportuan se ai u gjet me një plagë në kokë, shkaktuar me armë zjarri. Po ashtu, u raportua se gruaja e Kovalyov u plagos me thikë dhe u shtrua në spital.

Autoritetet e imponuara nga Rusia në Ukrainë nuk i komentuan raportimet, por kanalet pro-ruse në rrjetin Telegram i konfirmuan ato. Të shumtë janë zyrtarët ukrainas të emëruar nga Moska në zonat e Ukrainës që janë sulmuar apo kanë vdekur javët e fundit.

Bota Ekzekutohet Rusi Ukrainë.