Bota 6 Mars 2022, 15:18

Lufta në Ukrainë, Erdogan dhe Macron flasin sërish me telefon

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, Erdogan dhe Macron flasin sërish me telefon

Lufta në Ukrainë, Erdogan dhe Macron flasin sërish me telefon

Presidentit francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Ende nuk ka informacione mbi diskutimet, megjithatë në fokus të bisedës 1 orë e 45-minutëshe ka qenë ofensiva ushtarake ruse në Ukrainë.

Vlen të theksohet se kjo është biseda e katërt telefonike mes dy presidentëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Më herët sot, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me presidentin rus Vladimir Putin, ku i bëri thirrje për një ndërprerje urgjente të armiqësive.

Putin i tha Erdoganit se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një “qasje më konstruktive” në bisedime, “duke marrë plotësisht parasysh realitetet në zhvillim”.
“U nënvizua se pezullimi i operacionit special është i mundur vetëm nëse Kievi ndalon operacionet ushtarake dhe përmbush kërkesat e njohura ruse”, tha Kremlini. Rusia e ka quajtur pushtimin e saj një “operacion special”.

Bota #lufta në Ukrainë Erdogan Macron Putin