alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Lufta në Ukrainë, OKB: Rusia ka dërguar specialistë bërthamorë në centralin e Zaporizhjas

30/04/2022, 17:06
ne Bota, Konflikti Rusi-Ukraine
A A
Lufta në Ukrainë, OKB: Rusia ka dërguar specialistë bërthamorë në centralin e Zaporizhjas

Lufta në Ukrainë, OKB: Rusia ka dërguar specialistë bërthamorë në centralin e Zaporizhjas

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se është informuar nga Kievi se Rusia ka dërguar specialistë bërthamorë për të ndihmuar në monitorimin e centralit bërthamor të Zaporizhjas, që gjendet në juglindje të Ukrainës.


-Lexo edhe:

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

Putin i tregon ‘dhëmbët’ NATO-s!

Ky central bërthamor, që është nën kontrollin rus por ende operohet nga stafi ukrainas pas luftimeve të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase, ka qenë burim i shqetësimit të ANEB-it, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Shefi i ANEB-it, Rafael Mariano Grossi, tha më 29 prill se stafi ukrainas që gjendet në central, të cilin forcat ruse e morën nën kontroll më 4 mars, janë duke punuar “nën një presion jashtëzakonisht të madh”. Duke cituar zyrtarët ukrainas, ANEB-i tha se tetë përfaqësues të agjencisë bërthamore ruse, Rosenergoatom janë dërguar në centralin e Zaporizhjas.

Forcat ruse janë akuzuar nga Kievi se me qëllim kanë sulmuar gjashtë reaktorët e centralit, duke shkaktuar zjarr dhe duke rritur frikën se veprimet ndaj këtij centrali ukrainas që është më i madhi në Ukrainë mund të çojnë në një katastrofë botërore, ashtu siç kishte ndodhur me fatkeqësinë e Çernobilit.

Pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat ruse morën nën kontroll centralin e çmontuar bërthamor të Çernobilit, që gjendet në veri të Kievit. Në këtë central ka pasur luftime dhe ka pasur raportime se forcat ruse kanë shkelur në tokën e kontaminuar dhe mund të jenë ekspozuar ndaj rrezatimit.

Forcat ruse janë evakuuar nga centrali i Çernobilit në fund të marsit. Ukraina ka katër centrale bërthamore, të cilat së bashku kanë 15 reaktorë që janë në operim./REL

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
Ishte “mbreti” i merkatos, njihuni me listën e lojtarëve, të cilëve vdekja e Raiolës ja lë të ardhmen pezull

Ishte “mbreti” i merkatos, njihuni me listën e lojtarëve, të cilëve vdekja e Raiolës ja lë të ardhmen pezull

Operacioni antidrogë në Korçë, shkon në 25 numri i të ndaluarve; bie në pranga 22 vjeçari

Operacioni antidrogë në Korçë, shkon në 25 numri i të ndaluarve; bie në pranga 22 vjeçari

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

19/08/2022, 12:14

Twitter godet anëtarët e partisë së presidentit Vuçiç

19/08/2022, 11:59
Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56
Putin i tregon 'dhëmbët' NATO-s!

Putin i tregon ‘dhëmbët’ NATO-s!

19/08/2022, 11:53

“Do përfundoni poshtë gomave të makinës”, Gledis Nano pezullon policen “hot” në Elbasan që shau dhe ofendoi gazetarët 

19/08/2022, 11:41
Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet

Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet

19/08/2022, 11:40
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In