alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Lufta në Ukrainë/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë. Masave s’i shpëton as Bjellorusia

16/05/2022, 12:07
ne Prishtine
A A
Lufta në Ukrainë/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë. Masave s’i shpëton as Bjellorusia

Lufta në Ukrainë/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë. Masave s’i shpëton as Bjellorusia

Qeveria e Kosovës ka shtuar të hënën sanksionet kundër Rusisë, në përputhje me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se Kosova është rreshtuar krah politikave të SHBA-së dhe BE-së për sanksionet.


-Lexo edhe:

Lajçak mesazh të fortë në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë: Urgjente zbulimi i fatit të të zhdukurve!

Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, priti në takim Sekretaren zvicerane të Shtetit, Livia Leu

Në pakon e sanksioneve përfshihen ndalesa edhe për Bjellorusinë. Sanksionet e Kosovës nënkuptojnë ngrirje të aseteve të të sanksionuarve në territorin e Kosovës, ndalim të operimit në tregun financiar kosovar, ndalim-udhëtimi, si dhe bllokim të qasjes në fonde për të sanksionuarit. Përveç këtyre sanksioneve, Qeveria e Kosovës është pajtuar edhe për vendosje të masave kufizuese për grupin Wagner, i cili përbëhet nga mercenarë me bazë në Rusi.

“Individët e listuar nga BE-ja janë të përfshirë në abuzime serioze në të drejtat e njeriut, duke përfshirë torturat dhe ekzekutime jashtëgjyqësore”, ka thënë Ahmeti, duke iu referuar individëve të lidhur me grupin Qagner, që janë sanksionuar nga blloku evropian. Kremlini pretendon se Wagner është grup privat, mirëpo ai konsiderohet i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Mercenarët e këtij grupi dyshohen për abuzime në Mali, Libi dhe Siri. Kosova dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor – përveç Serbisë – kanë përkrahur sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë më 16 maj për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor.

Më vonë gjatë ditës së hënë, ata do të kenë edhe një takim të përbashkët me shefat e diplomacisë së gjashtë vendeve të këtij rajoni. “Diskutimet për Ballkanin Perëndimor, në takimin e 27 ministrave, sikur edhe ato kur të takohen së bashku ministrat e BE-së me ata të vendeve të rajonit, do të jetë përballja e përbashkët me sfidat dhe pasojat që ka krijuar agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës”. Sipas burimeve diplomatike, trysnia kryesore do të jetë ndaj Serbisë, si vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Lajçak mesazh të fortë në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë: Urgjente zbulimi i fatit të të zhdukurve!
Prishtine

Lajçak mesazh të fortë në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë: Urgjente zbulimi i fatit të të zhdukurve!

28/06/2022, 16:14
Prishtine

Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, priti në takim Sekretaren zvicerane të Shtetit, Livia Leu

28/06/2022, 16:10
Prishtine

Në manifestimin tradicional të festës së“Vidovdan-it”, serbët festuan me flamuj rusë

28/06/2022, 16:05
Prishtine

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim vizash

28/06/2022, 15:18
Aktualitet

Abdixhiku në takim me Miroslav Lajçak, procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke

28/06/2022, 14:22
Aktualitet

Haradinaj flet pas takimit me Lajčak: Përfshirja e SHBA në dialog e domosdoshme

28/06/2022, 13:37
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Eklipsi i plotë hënor ofroi pamje mahnitëse të Hënës

Eklipsi i plotë hënor ofroi pamje mahnitëse të Hënës

Analiza/ Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të NATO-s

Analiza/ Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të NATO-s

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Blinin drogën në Amerikën Latine dhe e shisnin në Itali, goditet grupi i strukturuar kriminal; mes tyre dhe shqiptarë

28/06/2022, 17:52
Gjendet një pako e dyshimtë në rrugë, alarmohen autoritetet në Shkodër

Gjendet një pako e dyshimtë në rrugë, alarmohen autoritetet në Shkodër

28/06/2022, 17:51
Kryebashkiaku i Roterdamit u kërcënua me vdekje gjatë ndeshjes Roma-Fejnord, mediat holandeze: Policia ka nisur hetimet

Kryebashkiaku i Roterdamit u kërcënua me vdekje gjatë ndeshjes Roma-Fejnord, mediat holandeze: Policia ka nisur hetimet

28/06/2022, 17:46

Skocia shpall datën e referendumit për pavarësim nga Britania e Madhe

28/06/2022, 17:45
Më mirë beqar se i lidhur, njihuni me 4 shenjat e Horoskopit që duan lirinë

Më mirë beqar se i lidhur, njihuni me 4 shenjat e Horoskopit që duan lirinë

28/06/2022, 17:37
I nxehti afrikan vjen në Shqipëri, termometri "kap" 41 gradë këtë javë

I nxehti afrikan vjen në Shqipëri, termometri “kap” 41 gradë këtë javë

28/06/2022, 17:34

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In