Bota28 Nëntor 2022, 15:35

Lufta në Ukrainë, Rusia bën bilancin: Më shumë se 100 ushtarakë ukrainas të vrarë në Dnipro

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, Rusia bën bilancin: Më shumë se 100

Lufta në Ukrainë, Rusia bën bilancin: Më shumë se 100 ushtarakë ukrainas të vrarë në Dnipro

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se më shumë se 100 ushtarë ukrainas u vranë në një betejë të fundit.

Në Dnipro, “tetë automjete të blinduara dhe pesë automjete u shkatërruan gjatë ngarkimit në transportin hekurudhor. Përveç kësaj, më shumë se 100 ushtarakë ukrainas u vranë”, thuhet në përditësimin e ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Po ashtu, ata shtuan se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan shtatë mjete ajrore pa pilot të Ukrainës në rajonet Luhansk, Donetsk dhe Kherson.

Bota #lufta në Ukrainë Rusi