Bota30 Prill 2022, 07:31

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime gjatë natës në Kharkiv, ukrainasit bllokojnë 14 sulme në Donetsk dhe Luhansk

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime gjatë natës në

Forcat ruse, kanë vazhduar edhe sot sulmet në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës, veçanërisht rreth Kharkivit në verilindje, ku po përpiqen me çdo kusht të rrisin kontrollin e tyre.

Gjatë natës ka pasur shpërthime në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, i cili ishte goditur nga artileria ruse për javë të tëra. Sipas administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, deri më tani është konfirmuar se si pasojë e shpërthimeve ka pasur një të vrarë dhe disa të plagosur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se situata në verilindje është “e vështirë”. “Por ushtria jonë është duke pasur sukses taktik,” tha ai.

Ndërkohë raportohet se forcat ukrainase zmbrapsën 14 sulme në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Kjo është raportuar nga “Kiev Independent”. Sipas forcave të armatosura të Ukrainës, Rusia ka humbur 11 tanke, 7 artileri, 27 luftanije, një mjet luftarak dhe 14 automjete të tjera në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Bota bombardime Lufte Ukrainë.