Bota28 Mars 2022, 17:52

Lufta në Ukrainë, Suedia: Të shmangim përsëritjen e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve në 2015-ën në Evropë!

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, Suedia: Të shmangim përsëritjen e

Lufta në Ukrainë, Suedia: Duhet të shmangim përsëritjen e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve në 2015-ën në Evropë

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson deklaron se me luftën në Ukrainë duhet të shmanget një përsëritja e një krize refugjatësh si ajo e vitit 2015.

“Ne nuk mund ta përsërisim situatën e vitit 2015. Morëm 12% të refugjatëve, por nuk mund ta bëjmë këtë përsëri tani”- tha Andersson gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin, raporton CNN.

“Ne duhet të nxisim palët për t’i dhënë fund kësaj lufte,” shtoi Andersson. Kreu i qeverisë suedeze pranoi ndihmën e Polonisë në pranimin e refugjatëve ukrainas.

Në vitin 2015, 156,400 njerëz kërkuan azil në Suedi, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Suedia ishte marrësi i tretë më i madh i kërkesave për azil pas Gjermanisë (441,900) dhe Shteteve të Bashkuara (172,700), sipas të dhënave të UNHCR-së.

Bota #lufta në Ukrainë evropë Suedi