Bota29 Tetor 2022, 16:22

Lufta në Ukrainë/ Vazhdon shkëmbimi i trupave të zënë rob, Kievi i dorëzon Rusisë 50 të burgosur

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë/ Vazhdon shkëmbimi i trupave të

Ukraina i ka dorëzuar Rusisë 50 të burgosur lufte pas bisedimeve mes dy vendeve, lajmi u bë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila tha se shkëmbimi u bë sot pasdite.

Më herët, kreu i rajonit të Donetskut i mbështetur nga Moska, tha gjithashtu se vendi do t’i dorëzonte Ukrainës 50 të burgosur në këmbim.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, ndau një imazh të ish të burgosurve që largoheshin nga robëria. Ai tha se ata përfshinin dy luftëtarë të Regjimentit Azov, tetë oficerë policie dhe dy civilë, si dhe luftëtarë të tjerë ushtarakë.

Që nga fillimi i luftës Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer ushtarët e zënë rob. Problematike janë paraqitur rastet kur ushtarët që luftonin për Ukrainën ishin shtetas të huaj, të cilët kishin zgjedhur vullnetarisht që të luftonin përkrah Kievit.

Shumë prej tyre janë dënuar me dënim me vdekje dhe është dashur që shtetet respektive të futen në marrëveshje shkëmbimi me Rusinë, për të shmangur ekzekutimin e dënimeve të marra nga gjykatat ruse.

‼️У рамках роботи Координаційного штабу з питань поводження з військовополоненими відбувся черговий обмін. З російського полону вдалося повернути ще 52 українців.

? https://t.co/P3YFXKN52v pic.twitter.com/1qRYshyVy9

— Defence intelligence of Ukraine (@DI_Ukraine) October 29, 2022

Bota Lufta Rusia Ukrainë.