Bota 2 Janar 2023, 21:53

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me dronë iranianë 

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusia po planifikon një fushatë

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me dronë iranianë, si formë për të “rraskapitur” Ukrainën dhe ushtarët e saj. 

 “Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të zgjatur duke përdorur dronët Shahed. Ndoshta është një formë rraskapitje. Duke lodhur njerëzit tanë, mbrojtjen tonë kundërajrore, energjinë tonë”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij video të natës. 

 Por Zelensky shtoi se Ukraina nuk do të dorëzohet përballë veprimeve terroriste të Rusisë dhe se do të bënte gjithcka për të ndaluar agresionin rus. 

 “Do të veprojmë dhe do të bëjmë gjithçka që terroristët të dështojnë në qëllimin e tyre, siç kanë dështuar të gjithë të tjerët”, përfundoi ai. 

Kujtojmë se javët e fundit Rusia ka nisur një sulmë të gjërë me raketa dhe dronë, në Ukrainë duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe lënë qindra persona të vdekur. 

Bota Rusia sulme Zelensky