
Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi ai dëshiron që Perëndimi të dërgojë raketa dhe avionë me rreze të gjatë veprimi në vendin e tij të shkatërruar nga lufta për të ndihmuar në zmbrapsjen e trupave ruse.
Zelensky, falënderoi kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe udhëheqësin amerikan Joe Biden për vendimin e tyre për të dërguar tanke të rënda në Ukrainë. Por i vendosur ai tha se Ukraina kishte nevojë për më shumë armë, duke përfshirë raketa dhe avionë me rreze të gjatë.
“Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sot. Ne gjithashtu duhet të hapim dërgesat e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, është e rëndësishme – ne duhet të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në artileri”, tha Zelensky.
Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të ofrojnë 31 tanke Abrams për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtimin e Rusisë, duke pasqyruar një lëvizje të ngjashme nga Gjermania përballë paralajmërimeve të tmerrshme nga Moska.