Bota23 Prill 2022, 23:05

Lufta nuk e ndal dot dashurinë, 22 mijë martesa janë regjistruar në Ukrainë pas agresionit rus

Shkruar nga Pamfleti
Lufta nuk e ndal dot dashurinë, 22 mijë martesa janë regjistruar

Krismat, të qarat, thirrjet dhe dhimbjet nuk i kanë ndalur dasmat në Ukrainë.

Ka nga ata që janë martuar në front, nën kamuflazh dhe me një buqetë lulesh të improvizuar, shto këtu edhe vellon nën helmetë.

Mbi 22 000 martesa janë regjistruar në Ukrainë që nga fillimi i luftës. ”Asgjë nuk frymëzon shpresë për fitore me tepër se sa lindja e një jetë të re. Qyteti jeton! Në kryeqytet lindin çdo ditë familje të reja dhe jetë të reja”, shkroi në FB kreu i administratës shtetërore të kryeqytetit, Mykola Povoroznyk.

Sipas mediave vendase, kanë lindur edhe 1 500 fëmijë, nga të cilët 759 djem, 670 vajza dhe të paktën 32 binjakë.

Dhe, siç ndodh shpesh në kohë lufte, emrat janë të lidhur me luftën. Shumë të porsalindur janë quajtur  Jevelin, Javelin, Jav ose Javelina, si homazh ndaj raketave amerikane që po ndihmojnë ukrainasit të rezistojnë.

Histori tmerresh dhe mizorish nga Ukraina ka shumë, por ”gara” drejt martesave dhe lindjeve tregon një vend që edhe një herë nuk dëshiron të dorëzohet.

Bota dasma Ukrainë.