
Presidenti rus, Vladimir Putini duket se ka vendosur të distancohet nga Prigozhin dhe grupi i tij Wagner dhe të vendosë sërish besimin te gjenerali i ri Gerasimov dhe ushtria ruse.
Sipas një raporti të publikuar nga “Instituti i Studimit të Luftës”, vendimi i Putinit për t’u fokusuar dhe mbështetur tek forcat ruse, po ul ndikimin e Grupin Wagner dhe Prigozhin në Kremlin.
Putini po përpiqet të rindërtojë autoritetin dhe reputacionin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse, të cilat ishin dëmtuar nga dështimet në vitin 2022 dhe ishin sulmuar rëndë për shumë muaj, nga fraksioni i Silovik dhe Prigozhin.
Kthesa e Putinit u bë e qartë gjatë një interviste televizive më 15 janar, ku ai po fliste për kapjen e Soledar-it dhe nuk përmendi fare për kontributin e Prigozhin dhe forcave të tij, Wagner.
Vladimir Putini mund të jetë ndjerë i kërcënuar nga ngritja e Prigozhin dhe deklaratat e tij të paparashikueshme. Putin filloi të dilte si një udhëheqës i përfshirë në luftë në dhjetor, duke u takuar në mënyrë të dukshme me komandantët e tij dhe duke u shfaqur me trupat. Por Prigozhin nuk e mori mesazhin, përkundrazi ai dyfishoi përpjekjet e tij për të afirmuar veten si faktor në Kremlin dhe duke reklamuar epërsinë dhe suksesin e trupave të tij.
Rënia e dukshme e ndikimit të Prigozhin kohëve të fundit, ka të ngjarë të pasqyrojë kufizimet reale në fuqinë e tij aktuale.
Putin nuk ishte dorëzuar kurrë plotësisht ndaj rekomandimeve apo kërkesave të Prigozhinit gjatë gjithë kësaj periudhe tranzitore dhe ka të ngjarë ta kishte planifikuar që në fillim këtë, që ta kthente Prigozhinin në vendin e tij, pasi ushtria konvencionale ruse të përmirësohej mjaftueshëm për të mbajtur barrën e vazhdimit të luftës.
Kthimi i Putinit ndaj Prigozhin ka implikime pozitive dhe negative për fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Putini tani po distancohet nga një grup mercenar i vështirë për t’u kontrolluar, i përbërë kryesisht nga të dënuar të keq disiplinuar, të komanduar në mënyrën më brutale.
Por kthimi i mbështetjes te forcat ushtarake ruse, ka të ngjarë ta kthejnë Rusinë në rrugën drejt rindërtimit të ushtrisë së saj. Ndaj NATO do të bënte mirë ta merrte parasysh këtë zhvillim si çështje të sigurisë së saj në të ardhmen, përtej çdo gjëje që mund të paraqesë për Ukrainën.
Ripërqafimi i tij i Gerasimov dhe urdhri i rregullt ka të ngjarë ta kthejnë Rusinë në rrugën drejt rindërtimit të ushtrisë së saj. NATO do të bënte mirë ta merrte parasysh këtë zhvillim si çështje të sigurisë së saj në të ardhmen, përtej çdo gjëje që mund të paraqesë për Ukrainën.