Politike22 Janar 2023, 19:24

Lufta për vulën e PD-së, Luan Baçi tregon skenarët: Kemi disa opsione për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Shkruar nga Pamfleti
Lufta për vulën e PD-së, Luan Baçi tregon skenarët:

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është shprehur se grupi i cili mbështet ish kryeministrin, Berisha brenda PD-së, po mendon disa zgjidhje, në mënyrë që regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Baçi tha se një zgjidhje mund të jetë ajo që u provua në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, por nënvizoi se do të insistohet fuqishëm që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë, të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet.

Hap pas hapi, do marrë zgjidhje. Kishim shembullin e 6 marsit, 6 bashki në zgjedhje të parakohshme. U gjet zgjidhja, përveçse e vullnetit politik, kishte dhe zgjidhje juridike. Kjo dhe shumë zgjidhje të tjera janë duke u diskutuar deri në datën ligjore, për t’i dhënë një zgjidhje sa më të drejtë dhe sa më të mirë në favor të demokratëve.

Ne do insistojmë fuqishëm, që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet e papenguar”, theksoi ai.

Politike PD vula Zgjedhjet