Sa vjen dhe bie mbështetja e figurave të PD-së për ish-kryeministrin Sali Berisha, në “luftën” e tij politike për rrëzimin e Bashës.
I ndalur në qarkun e Beratit, Berisha shihet i braktisur nga të gjithë deputetët. Ashtu sikurse në Veri, edhe në “Foltoren” e sotme nuk është vënë re prania e asnjë deputeti. Në takim ishin të pranishëm ishin vetëm ish-deputetët Klevis Balliu dhe Astrit Veliaj.
Mesa duket deputetët e Partisë Demokratike në veriun e Shqipërisë kanë braktisur në shumicë foltoren e Sali Berishës. Kujtojmë se, ai nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputetë në foltoren e tij në Kukës, Shkodër, Dibër, dhe sot në Berat, ashtu siç nuk pritet të marrë në Lezhë, pasi shumice e tyre janë shprehur publikisht.