Bota12 Shkurt 2022, 18:44

Luftë apo paqe?/ Globi në ankth, mbyllet telefonata Biden-Putin

Shkruar nga Pamfleti
Luftë apo paqe?/ Globi në ankth, mbyllet telefonata Biden-Putin

Luftë apo paqe?/ Globi në ankth, mbyllet telefonata Biden-Putin

Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, në kushtet e tensionit Rusi-Ukrainë  zhvilluan një bisedë telefonike.

Kjo bisedë telefonikë ka marrë me vëmendje të madhe nga publiku botëror për shkak të krizës në Ukrainë.

Presidentët e Amerikës dhe Rusisë, tashmë e kanë përfunduar bisedën e tyre telefonike, raportojnë mediat e huaja , duke iu referuar Shtëpisë së Bardhë.

“Biseda zgjati rreth një orë. Bisedimeve mes dy liderëve u paraprinë më herët gjatë ditës së sotme nga kontaktet mes ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes. Tema kryesore e të gjitha bisedimeve është situata në dhe rreth Ukrainës.”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas AP, Putin dëshironte që biseda telefonike të bëhej të hënën, por ajo u vendos për sot, pas këmbënguljes nga pala amerikane, duke pasur parasysh se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë dhënë informacione se së shpejti Rusia mund të pushtojë Ukrainën.

Më herët, Putin foli me presidentin francez Emanuel Macron dhe të premten, Biden zhvilloi një bisedë virtuale me aleatët më të rëndësishëm të NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Bota Globi në ankth Joe Biden Luftë apo paqe? Vladimir Putin