Bota 6 Tetor 2022, 19:35

Luftë dhe propogandë: Misteri i dhëmbëve të artë që u zbuluan në Kharkiv

Shkruar nga Pamfleti
Luftë dhe propogandë: Misteri i dhëmbëve të artë

Luftë dhe propogandë: Misteri i dhëmbëve të artë që u zbuluan në Kharkiv

“Është një mini Auschwitz!”

Corriere della Sera

Një histori e tmerrshme vjen këto ditë nga Ukraina që të kujton ngjethjet e kampeve naziste, por që media europiane ka arritur të gjejë një fakt të ndryshëm me atë që është servirur nga qeveria e Kievit.

Galeria e fundit e tmerrit të ushtarëve rus mbërrin nga Pisky-Radkivski ku policia ukrainase ka zbuluar torturat që ju bëheshin të burgosurve: “është një mini Auschwitz!”

“Një maskë antigaz e vendosur në kokën e një viktime që është zbuluar poshtë një rrecke që digjej dhe ishte varrosur e gjallë”.

Pak më poshtë, një kuti me kapsula plot me dhëmbë të artë.

Galeria e fundit vjen nga Pisky-Radkivski, fshati i rajonit të Kharkivit, në rrjedhën e djathtë të lumit Oskil.

Lajmi u shpërnda nga kanale pro ukrahinase në telegram e twitter.

Një “dhomë e re torturash” u zbulua nga policia afër Kievit, pasi trupat vendase morën kontrollin, pas largimit të ushtrisë ruse.

“Një mini Auschwitz: Sa të tjera do të gjenden në Ukrainën e pushtuar? Kështu i konsideruar pamjet ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, duke publikuar dy imazhe të departamentit të hetimeve, të fotografuara nga shefi i sigurisë në rajonin e Oblast Serhiy Bolvinov.

Sipas tij, kemi të bëjmë me një rikthim të praktikave naziste në lidhje me të burgosurit e kampeve të përqëndrimit.

Në këtë dhomë, sipas akuzës: rusët kanë mbajtur të ndaluarit në kushte ç’njerëzore.

“Fqinjët dëgjonin vazhdimisht ulërima që vinin nga vendi që përdorej si paraburgim. Hetuesit kanë gjetur një dhomë torturash që ndodhej në fshat. Bolvinov, shefi i policisë së zonës denoncon se disa njerëz janë varrosur të gjallë në pyllin pranë fshatit. Policia i njeh emrat e viktimave dhe hetimet janë në vijim e sipër”, ka shpjeguar shefi i policisë.

Gazetarët e ‘Bild’ kanë vizituar fshatin Pisky- Radkivski dhe atje kanë takuar dentistin e zonës, të cilit i kanë treguar fotot e kurorave të dhëmbëve të artë në kuti. “Duket se dhëmbët janë vjedhur nga zyra ime, shtëpia ime ishte e bastisur nga rusët. Këto dhëmbë i përkasin personave që unë i kam kuruar në vite e vite”, ka thënë ai.

Serhiy (siç thotë ai është i vetmi dentist i fshatit) mendon se rusët i vodhën dhëmbët ngaqë kujtuan se ishin prej ari por që realisht janë çelik i paoksidueshëm.

“Rusët e kanë përdorur këtë kuti për të tmerruar fshatarët se do tu shkulin dhëmbët”, tha Serhiy. Pra çështja duket se bëhet edhe më misterioze./Pamfleti

Bota #Luftë dhe propogandë #Misteri i dhëmbëve të artë që u zbuluan në Kharkiv