Bota23 Janar 2023, 14:54

Luftë diplomatike Rusi-Estoni, dy vendet ngrijnë marrëdhëniet

Shkruar nga Pamfleti
Luftë diplomatike Rusi-Estoni, dy vendet ngrijnë

Autoritetet në Rusi kanë urdhëruar ambasadorin e Estonisë që të largohet nga vendi brenda datës 7 shkurt, pasi Kremlini e akuzoi shtetin baltik për “Rusofobi”. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se Estonia qëllimisht kishte shkatërruar marrëdhëniet me Moskën. Margus Laidre është ambasadori i parë që Rusia ka dëbuar që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.

Nga ana e saj, Estonia reagoi duke i kërkuar ambasadorit rus që të largohet brenda së njëjtës ditë.

“Estonia nuk do të tërhiqet nga parimi i barazisë që i kemi shpallur Federatës Ruse, që do të thotë se nëse ambasadori i Estonisë largohet nga Rusia, ambasadori rus gjithashtu do të duhet të largohet nga Estonia deri më 7 shkurt”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm estonez, Urmas Rei

Lëvizja e Kremlinit ndaj diplomatit të vendit baltik vjen pasi ky i fundit urdhëroi reduktimin e stafit të ambasadës ruse në Talin.

Konkretisht, Moskës iu urdhërua të shkurtonte stafin diplomatik nga 17 në 8 persona brenda fundit të janarit.

Sidoqoftë, tensionet mes dy vendeve u rritën javën e kaluar pasi përfaqësues nga 11 vende të NATO-s u mblodhën në një bazë ushtarake të Estonisë për të diskutuar se si të ndihmonin Ukrainën dhe si të ndalnin avancimin rus.

Bota #Luftë diplomatike Rusi-Estoni