
Luftë me shkopinj dhe birra ndaj tifozëve të Shalkes, plas dhuna në Bundesligën Gjermane (Video)
Një pjesë e tifozëve të Shalkes nuk është dashur vetëm të përballen me humbjen poshtëruese nga Lajpcigu, 1-6, por edhe me sulmin e mysafirëve, të cilët i kanë derdhur me birra mbi trup dhe i kanë goditur me shkopinj.
Rikthimi i tifozëve brenda “Gelsenkirchen”, pas nëntorit të kaluar, ishte një makth për Shalken. Blutë mbretërorë pësuan një disfatë poshtëruese nga Lajpcigu dhe mbeten në fund të Bundesligës, ndërsa ndeshja nuk kaloi pa tensione në tribuna mes tifozëve të të dy skuadrave.
Videoja e publikuar nga tribuna tregon një sherr të ashpër, që u përshkallëzua ballë për ballë mes një tifozi të Shalkes dhe një tifozi të Bullsave që ishte mbi ndarjen.
Ky i fundit shihet në fillim duke e lagur me birrë tifozin ‘Royal Blue’ dhe më pas mori një shtyllë dhe e goditi në fytyrë. Ai mori ndihmë edhe nga ndjekësit e titifozët e tjerë, duke vazhduar të ofendojë dhe të bëjë gjeste ndaj tifozëve të Shalkes.
RB Leipzig Kunden auf Schalke… #RBLS04 #S04 #RBL #RBLeipzig #NeinzuRB pic.twitter.com/nAx3adQM7N
— Fussballmafia.de (@fussballmafiade) January 24, 2023