Aktualitet18 Shtator 2018, 09:49

‘Luftë’ plumbash në lokal, zbulohet çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë, arrestohet pronari i llotos

Shkruar nga Pamfleti
‘Luftë’ plumbash në lokal, zbulohet çfarë

'Luftë' plumbash në lokal, zbulohet çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë, arrestohet pronari i llotos

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Shefqet Musaraj”, në Tiranë, ku dy persona u konfliktua me armë një pikë bastesh.

Burime zyrtare nga policia pohuan se në pranga ra shtetasi Laert Hita, pronari i lokalit, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Të njëjtat burime thanë se po ashtu u identifikua shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.P., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal (në pronësi të Hitës) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri -tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Aktualitet laert hita pike bastesh plagosja ne tirane