Luiza Gega na bëri sërish krenar, teksa i dhuroi medaljen e artë Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale, teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës. Kjo është medalja e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare.
Ndërkohë, teksa atletja rekordmene u ngjit në podium për të marrë medaljen e artë në Algjeri, një episode jo i këndshëm u regjistrua, pasi në sfond u vendos himni i gabuar dhe jo ai i Shqipërisë. Ekipi shqiptar qendroi në pritje, derisa organizatorët rregulluan gafën dhe vendosën himnin kombëtar të Shqipërisë.