Sport 8 Tetor 2022, 19:48

Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë në atletikë, kampionia e Europës rekord kombëtar në 5 km rrugë

Shkruar nga Pamfleti
Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë në atletikë, kampionia

Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë në atletikë, kampionia e Europës rekord kombëtar në 5 km rrugë

Luiza Gega ka shënuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke vijuar rezultatet fantastike për vitin 2022.

Suksesi i radhës për kampionen e Europës vjen nga Italia. 33-vjeçarja ka dalë e para në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” që është mbajtur në Forli. Ajo regjistroi kohën 15:39 duke vendosur një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Një formë e jashtëzakonshme nga atletja kuqezi, e cila ndonëse merrte pjesë për herë të parë në këtë disiplinë, arriti që të vendosë rezultat rekord.

Sport atletja shqiptare kampionia e Europës Luiza Gega