Showbiz 2 Shkurt 2023, 19:27

Luizi i irrituar me Amosin dhe Dean: Do t'i zhgarravis të dy, do dalin nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti

Dasma e improvizuar në shtëpinë e “Big Brother”, ka krijuar jo pak debate. Mos pjesëmarrja e Deas dhe Amos , ka krijuar pakënaqësi te Luizi dhe Kiara. Situata e krijuar e ka shtyrë Luizin të mendojë se Kiara mund të dalë në nominim këtë javë.

Sipas tij, banorët do e nominojnë Kiarën, pasi ajo i fal lumturi atij dhe për aq kohë sa ai është i lumtur brenda në shtëpi, kjo gjë nuk e favorizon grupin e Oltës.

Kiara tha se nuk e ka problem fare nëse ajo del në nominim apo edhe nëse del fare nga shtëpia.

Luizi nga ana tjetër, bëri disa aludime, që sipas tij, në nominim mund të dalin ai, Kiara, Efi dhe Armaldo ose, ai, Kiara dhe Olta.

Luizi dhe Kiara folën edhe për dyshen Amos-Dea, të cilët nuk shkuan në dasmën e tyre. Luizi u shpreh se do i “zhgarravisi” të dy dhe u shpreh se edhe Amos dhe Dea do të dalin njëri pas tjetrit nga shtëpia.

Luizi tha se të gjithën atë skenë, e bënë vetëm për të tërhequr vëmendje dhe se ata do të dalin njeri pas tjetrit nga shtëpia.

Efi nga ana tjetër, i tha Luizit dhe Kiarës që i kërkoi Amosit dhe Deas që të mos bënin shumë zhurmë, ndërsa ai i është kthyer duke thënë se edhe ata bëjnë zhurmë.


smile

Reality Show amos DEA shtëpi