
Luizi i shkruan Kiarës: A mund të pi një kafe me princeshën?
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli.
Së fundmi ai ka vendosur që t’i shkruajë një letër Kiarës, e cila vijon si më poshtë:
Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para dreke? Në pritje të përgjigjjes suaj.
Me respekt “Luani”!
Edhe pse te gjithë banorët e tjerë i janë kthyer kundër, duket se Kiara vazhdon ende të mbështesë Luizin.
Shkëmbimi i letrave ka vazhduar edhe ditën e sotme, teksa moderatorja ka pranuar ftesën e këngëtarit.Nga ana tjetër, kjo është dhe një mënyrë që ata të vazhdojnë komunikimin, pasi si lideri i shtëpisë, Amosi i ndaloi Kiarës që të flasë me Luizin.