Showbiz23 Janar 2023, 09:41

‘Luizi përfitoi 2 mln lekë, duke përdorur sëmundjen si kartë’, noterët flasin në ‘Fan Club’ për banorin e BBV

Shkruar nga Pamfleti
‘Luizi përfitoi 2 mln lekë, duke përdorur sëmundjen si

‘Luizi përfitoi 2 mln lekë, duke përdorur sëmundjen si kartë’, noterët flasin në ‘Fan Club’ për banorin e BBV

“Fan Club” këtë të diel në Top Channel me moderatore Megi Pojanin ishte me plot dinamizëm dhe rrëfime ekskluzive duke zbuluar detaje të reja për banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”.

Deklarata e Luizit, që pranoi se gënjeu për sëmundjen në “BBV”, duket se ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e noterëve.

Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.

Sipas noterëve, përmes një kërkese zyrtare, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra, me pretekstin e sëmundjes.

Më pas, Luizit i është hequr licenca e noterit, pasi sipas një kontrolli të ushtruar nga organet kompetente, adresa e deklaruar nga këngëtari, nuk ekzistonte.

Lifestyle #2mln leke luizi noterët