
Për Luizin, Dea Mishel është mosmirënjohëse.
Në një bisedë me banorët e shtëpisë së “Big Brother”, ai shprehet se Dea nuk është lojtare e fortë.
Për të, Dea do të nxjerrë Oltën fajtore në sy të banorëve të tjerë.
Olta tha se ishte një lëvizje shumë e dobët nga ana e Deas.
Diskutimi
Luizi: Për mua ajo është mosmirënjohje. Unë nuk e shoh lojtare të fortë Mishelin, me atë që bën.
Olta: Ka bërë lëvizje shumë të gabuar, unë e kam thënë edhe te dhoma e rrëfimit
Kristi: Pse ka bërë lëvizje të gabuar?
Luizi: Lëvizja e gabuar është se thotë se gjoja sikur po ju them të vërtetat ju se kush është Olta dhe Çfarë bën Olta. Puna është se sa të vërteta janë ato që thotë ajo se ajo flet dhe prej inatit. Ne nuk e dimë këtë se nuk kemi parë se çfarë ndodh. Pra po thotë që ju tregoj unë se kush është Olta.
Kristi: Në idenë e asaj, thotë që Oltën e kam pasur afër, e kam studiuar. Përveç faktit që është lëvizje e dobët, është lëvizje që thotë tani unë do merrem dhe do e shikoni të vërtetën.