
Pas spektaklit të djeshëm, të gjithë banorët janë të sigurt se çdo gjë brenda në shtëpi tanimë do të jetë ndryshe. Rivalitetet mes grupimeve që janë krijuar brenda në shtëpi do të jenë më të theksuara dhe Luizi, i cili u prek shumë nga largimi i Efit është shprehur se do të luajë më fort se më parë.
Për këtë, në një bisedë me Armaldon dhe Oltën, Kristi është shprehur duke parashikuar se tani do të ketë shumë ditë gri, pra nuk do ta kenë idenë se çfarë realisht po ndodh.
“Jo e di ça do vijë, ditë të zeza është ok, ditë të bardha janë të bukura, do vijnë ditë gri dhe për ditë gri asnjë këtu nuk është i përgatitur, se këtu në Shqipëri nuk jeni mësuar, ju doni ose natë ose ditë… unë jam mësuar…”, tha Kristi.
Luizi dhe Armaldo duket se kanë vendosur t’i ‘ndezin’ përsëri debatet mes tyre, pasi vetëm pak më parë kanë filluar përsëri keqkuptimet dhe zënkat mes të dyve. Nuk dihet nëse këto janë zënka të vërteta apo thjesht të dy janë duke bërë ndonjë lojë, kjo pasi Luizi pritet të ketë shumë plane kundër banorëve të tjerë, pasi është shumë i mërzitur dhe i prekur nga eliminimi i Efit.