Sport 9 Shkurt 2022, 20:24

Lukaku bën heroin, Çelsi prek finalen e Botërorit të Klubeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Lukaku bën heroin, Çelsi prek finalen e Botërorit të

Lukaku bën heroin, Çelsi prek finalen e Botërorit të Klubeve (Video)

Çelsi edhe pse me vështirësi, arrin objektivin për të shkuar në finalen e Botërorit të Klubeve. Pa Tuhel në stol për shkak të infektimit me Covid-19, ekipi anglez nuk e pati të lehtë të kalonte kampionët e Azisë, Al Hilal të cilët vunë jo pak në vështirësi Çelsin.

Anglezët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar dhe në minutën e 32 konkretizuan duke shënuar me Romelu Lukakun, i cili e kishte shumë të lehtë ta çonte topin në rrjetë.

Në fakt goli shtyu më para Al Hilal, të cilët sulmuan sidomos në pjesën e dytë dhe duhet thënë se Kepa bëri disa ndërhyrje vendimtare.

Edhe pse asistenti Lëv bëri disa zëvendësime, Çelsi hasi vështirësi, dhe në fund me vuajtje e mbylli ndeshjen 1-0, duke shkuar për herë të dytë në finalen e një Botërori Klubesh.

Çelsi ishte edhe në 2012 në finale, por aty u mund nga brazilianët e Korinthias,ndërsa tani do të ketë sërish një ekip brazilian, Palmeiras.

Romelu Lukaku with a huge goal for Chelsea… ? pic.twitter.com/FPRf9LpCqv

— LDN (@LDNFootbalI) February 9, 2022

Sport Al Hilal Botërori i Klubeve Çelsi