Aktualitet13 Maj 2019, 22:09

“Luli nuk është drogaxhi, Rama nuk të vret si Saliu”, shpërthen Kreshnik Spahiut: Shqipëria po digjet nga fenomeni “M

Shkruar nga Pamfleti
“Luli nuk është drogaxhi, Rama nuk të vret si Saliu”,

“Luli nuk është drogaxhi, Rama nuk të vret si Saliu”, shpërthen Kreshnik Spahiut: Shqipëria po digjet nga fenomeni “Mon-Ika”

Ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar situatën në vend. Duke renditur të gjitha fenomenet që po ndodhin, ai ngre pikëpytjen e madhe: A ia vlen të digjet Shqipëria për Monikën dhe Lulin?

Postimi i plotë

Pas 30 vitesh Berisha po e kall sërish Shqipërinë. Ka iluzion se do jetoj 120 vjeç dhe don të jetë edhe 30 vjet tjera në politik!
Padyshim që vetëm një komb si shqiptarët mund ti durojnë dhe shkojnë pas si dele gjysëm shekulli liderve politik!
Gjithsesi Berisha ka vendosur ti shpraz fishekët e fundit.
Sapo lexova që zyrtarisht kanë aplikuar 375.000 persona për llotarinë amerikane.
Ndërkohë një numër më i madh se ky po tentojnë kontrata punësimi apo punë të zezë në vendet e BE. Kurset private të gjuhës gjermane s’kanë më karrige bosh.
Natyrisht ëndrra shqiptare është shuar. Shqipëria është transformuar në një mega Astir. Papunësi, vjedhje, krim, trafik droge, mashtrime dhe kafenetë plot.
Bërdellot s’kanë nevojë të legalizohen se në ç’do lokal nate apo motel qindra femra punojnë më mirë ilegale sepse u shmangen tatimeve.
Mini protesta në çdo cep të vendit, me arsye apo pa arsye.
Nuk guxojnë 10 veta të shkojnë grup për të pirë birra sepse mbërin Lulzim Basha me kamera dhe ju merr “kauzën” duke e shitur në media si mosbindje civile.
Sigurisht që zhgënjimi masiv erdhi nga qeveria e Elisave që është mbushur me “koketa” dhe kanë hedhur në kosh premtimet e Rilindjes 2013.
Pasyahim që populli është zhgënjyer thellë me pushtetin e batutave të Edi Ramës, i cili jo vetëm nuk arrestoi hajnat e bllokut të LSI apo vrasësit e 21 Janarit, por madje i futi ata në bashkqeverisjen e 17 Majit.
Eksodi i 4-t i shqiptarve tashmë s’ka të ndalur. Shpresa për ndryshim ka vdekur bashkë me iluzionin e Shqipërisë Europiane.
Rama nuk Ra, as nga çadra e Lirisë dhe as nga mandatet e pabesisë.
Rama nuk u rrëzua as në 16 shkurt, 16, Mars, 16 Prill dhe s’do bjerë as të shtunën.
Por këta 1 milion shqiptar që kanë marr vrapin nga Europa dhe Amerika, nuk kanë merak se kur bie Rama sepse kjo qeveri një ditë do bjerë por çështja është pas shiut, do bjer breshër.
Atlernativa për të qeverisur Shqipërinë dekadën e ardhshme është Luli dhe Monika. I pari 14 vite në politikë dhe i konsumuar në 11 poste qyl pa lënë gjurmë dhe e dyta Monika 24 vite deputete dhe 18 poste bashkë me burrin e saj.

Jeta është e shkurtër, dhe askush nuk mund t’ju fal gjysëm shekulli nga jeta e tyre 4 familjeve mafioze që kanë marrë peng Shqipërinë. Sot as militantët e tyre nuk besojnë më që ata të jenë të varfër. I vetmi argumet i tyre kur debaton është: “Luli vjedh por nuk është drogaxhi”. Nga ana tjetër socialistët thonë: “Edi merr lekë por nuk të vret si Saliu”

Të katër Luli, Edi, Saliu dhe Iliri janë milioner dhe këtë e di çdo fëmi mbi 4 vjeç e lart.
Populli është zhytur në dëshpërim dhe nuk shohin asnjë të tashme apo të ardhme.
Sot nuk e gjen 1 shqiptar mes 4 milion, që t’ë besojë se Shqipria është vendi ku mund të jetoj i lumtur apo të rris fëmijët i sigurtë!
Vërtet e dhimbshme kur mendon, se Shqipëria u dogj nga politika, dhe po pritet ta shpëtoj 10 vitet e ardhshme Luli & Monika
E pra s’kanë faj që po rendin të gjithë dhe emigrojnë nga frika, se Shqipërinë po e pushton fenomeni “Mon-Ika”

Forum Kreshnik Spahiu