Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në ‘Instagram’ sërish akuza për qeverinë. Ai shtron si quiz pyetjen teksa thotë se dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës ka qenë 6.2 miliardë euro teksa i referohet KLSH, e cila thotë se humbja më e madhe u shkaktua nga PPP.
POSTIMI:
“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili ka qenë dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës? Përgjigjja: Dëmi ka qenë 6.2 miliardë euro”, shkruhet në fotot e publikuara nga Basha.