alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Lulzim Basha mbetet për “vjeshte”  

02/08/2021, 10:40
ne Editorial, Kryesore
A A
Lulzim Basha mbetet për “vjeshte”  

Lulzim Basha mbetet për “vjeshte”  

Për shkak të vendimit “non grata”, Berisha po jep shenja se do jetë ekuivalent psiko-komik i Selami Jenisherit/ Nëse Basha e kalon këtë “provim” të fundit para të cilit e ka vënë Amerika, atëherë ai nuk do jetë më kryetar “krimb mëndafshi” brenda “fshikëzës” së Sali Berishës, ndërsa PD nuk do jetë “çiflik” i tij me 700 mijë “skllevër” që e brohorasin për forcë zakoni, të mësuar prej 30 vitesh me këtë “skllavopronar”, që tashmë ka shumë llogari me drejtësinë e re

Pas vendimit “non grata” më 19 maj; Sali Berishës iu dha goditja tjetër e fortë publike nga SHBA, këtë herë me mesazhin për të mos guxuar të futet në parlament, apo të krijojë trazira me fanatikët eksremistë dhe kriminelët e tij, nëse Prokuroria e KQZ i bllokojnë mandatin e deputetit.


-Lexo edhe:

Zelensky: Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Saliu është i trembur nga ndëshkimi, nuk ka asnjë shans të marrë drejtimin e PD me një kongres fantazëm….

Barra për ta larguar Sali Berishën nga PD, iu la në shpinë Lulzim Bashës, me thirrjen e bërë troç nga ambasadorja Yuri Kim; që në parlamentin e ri; si kryetar partie, të mos shkojë duke patur në krahë deputet të listës së zezë, që në SHQUP është Berisha, por edhe ndonjë tjetër.

Me këtë thirrje të SHBA, Lulzim Basha nuk mund të bëjë më lojëra, siç ka bërë deri sot, duke heshtur e qeshur sa herë e pyesin mediat, por duhet të zgjedhë publikisht vetëm një rrugë: ta largojë, ose ta mbajë Sali Berishën.

Madje Basha, i njohur për dredhi që të “lë kopilin në prehër”, nuk ka asnjë hapësirë për të penetruar, duke e transferuar çështjen te kryesia e PD, te grupi parlamentar e Këshilli Kombëtar, ku siç dihet 99% e tyre janë “ushtarë” të Berishës.

Kjo detyrë që i ka lënë SHBA, për të shporrur Sali Berishën nga PD, është “provim vjeshte” për Lulzim Bashën, që duhej ta kishte dhënë në pranverë, duke mos e futur në listën e kandidatëve; dhe në verë, kur ai u shpall familjarisht “non grata”.

“Provimin” e muajit prill, Basha e nuk kaloi, sepse u gjunjëzua dhe futi Berishën në listën e kandidatëve për deputet; paçka se SHBA i bëri thirrje për ta lënë jashtë parlamentit; por kjo kërkonte pavarësi e guxim, tregues që Basha nuk i ka.

“Provimin” e dytë për ta shporrur, Lulzim Basha e humbi më 19 maj 2021, kur Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit; mirëpo Basha, si dredharak që është, nuk veproi ngaqë për shkak të humbjes së zgjedhjeve, kishte frikë se me largimin e Berishës, do humbiste postin e kryetarit në kongres.

Këtë frikë, Basha e provoi në kongresin e 17 korrikut, ku 6000 delegatë të ulur në 2000 karrige, po e dëgjonin Bashën sikur u fliste brigadieri i kooperativës, ndërsa Berishën e pritën me lule dhe brohoritje si “perandor” të kësaj partie.

Tashmë, Bashës i ka ikur frika për rrëzim në kongres; alibinë e humbjes në zgjedhje e gjeti; pastrimin e PD nga rebelët dhe rivalët e bëri; hija e rikthimit të Berishës në krye të PD iu zhduk.

Me SHBA në krahë si mbështetje, Bashës i ka ngelur detyra e largimit të Berishës nga PD, si e vetmja provë që ai duhet të japë; së pari për të çliruar këtë parti nga kthetrat e pengmarrësit kriminalizimit të saj prej 30 vitesh.

Dhe së dyti, për të fituar para anëtarëve të PD, para shqiptarëve e para SHBA-BE, personalitetin e humbur si karakter; dhe moralin e fuqinë e munguar si kryetar real i kësaj partie, që me Berishën “de facto” në krye, nuk ka për të bërë hajër.

Muaji gusht për Lulzim Bashën, është sezoni i “provimit të vjeshtës”, madje i fundit që do tregojë nëse do t’i përgjigjet poozitivisht “tezës” së SHBA për shporrjen e Sali Berishës nga PD.

Natyrisht, që Basha nuk mund ta ndalojë dot Berishën të futet në parlament, përveç Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjthshme e KQZ-së me bllokim mandati, ose SPAK-ut me prangosje para se të fillojë legjislatura e 9 shtatorit; por Basha ka detyrimin si kryetar partie, të mos e regjistrojë Sali Berishën në grupin parlamentar të PD e ta ndalojë të flasë si deputet i saj.

Nëse Basha e kalon këtë “provim” të fundit para të cilit e ka vënë Amerika, atëherë ai nuk do jetë më kryetar “krimb mëndafshi” brenda “fshikëzës” së Sali Berishës; ndërsa PD nuk do jetë “çiflik” i tij si në këto 30 vite dhe as mburojë para drejtësisë së re./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky
Bota

Zelensky: Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

21/05/2022, 16:47
Forum

Saliu është i trembur nga ndëshkimi, nuk ka asnjë shans të marrë drejtimin e PD me një kongres fantazëm….

21/05/2022, 16:33
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Saliu urdhëron Këlliçin: 20% e votave të deklarohen për Ibsenin, që gara të jetë e besueshme

21/05/2022, 16:04
Një Albanese kryeministër i Australisë, laburistët ngjiten në "fron" pas një dekade
Bota

Një Albanese kryeministër i Australisë, laburistët ngjiten në “fron” pas një dekade

21/05/2022, 15:15
Kronike

“Plumbi i Artë”/ SPAK dhe Policia zbarkojnë në Durrës, Fier e Korçë, në “grep” të tjerë të skeduar! Nano: Po hetojmë dhe “dekonspirimin”

21/05/2022, 14:49
Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi
Kryesore

Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi

21/05/2022, 13:31
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

U kërkoi fansave të mos i ofendonin, Ledjana këndon me ‘kunja’ për Mevlanin dhe Aristelën

80 përqind e rasteve të reja me "Delta", rritet numri i pacientëve në kujdes spitalor në Kosovë

80 përqind e rasteve të reja me "Delta", rritet numri i pacientëve në kujdes spitalor në Kosovë

Lajmi i Dites

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë "polici i mirë, polici i keq" me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë “polici i mirë, polici i keq” me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

21/05/2022, 11:40

Lajmet e fundit

Nkuku spektakolar, Lajpcigu fiton Kupën e Gjermanisë ndaj Frajburgut falë ‘ruletës ruse’

Nkuku spektakolar, Lajpcigu fiton Kupën e Gjermanisë ndaj Frajburgut falë ‘ruletës ruse’

21/05/2022, 23:18
Mbape fetson rinovimin me tripletë, Di Maria shënon gol dhe I jep lamtumirën PSG mes lotëve (Video)

Mbape fetson rinovimin me tripletë, Di Maria shënon gol dhe I jep lamtumirën PSG mes lotëve (Video)

21/05/2022, 23:08
Fiorentina feston ndaj Juves, Bajrami lë Gjimshitin jashtë Europës, Strakosha dhe Lacio e mbyllin sezonin me paqe

Fiorentina feston ndaj Juves, Bajrami lë Gjimshitin jashtë Europës, Strakosha dhe Lacio e mbyllin sezonin me paqe

21/05/2022, 22:58

Po përhapet me shpejtësi në Europë, shënohet rasti i parë në Greqi më linë e majmunit

21/05/2022, 22:42

Lufta Rusi-Ukrainë, katastrofa ushqimore po vjen

21/05/2022, 22:26

U fotografua në krah të Ramës këtë javë, Rusia shpall non grata diplomatin amerikan që shoqëroi Pompeon në Tiranë

21/05/2022, 22:13
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, të dy të penduar të drejtësisë, u arrestuan më 29 mars në Fier, pasi tentuan t’i bënin atentat Talo Çelës duke mbetur të plagosur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #talocela #krime #vrasje #prokurori
  • Retro/ Kur Azem Hajdari kërcënoi Hashim Thaçin: Të rrehi si qeni! 

#pamfleti #azemhajdari #hashimthaçi
  • Rivali kukull i Berishës, Ibsen Elezi, nuk ka asnjë shans përballë ish kryeministrit, i cili në garë nuk është me Elezin por me SHBA që e shpallën non grata

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #pd #saliberisha #nongrada #amerika #spak

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In