Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i përket manipulimit me shifrat në raportimin e numrit të viktimave, ka thënë se denoncimi në PD ka ardhur nga mjekët, duke hequr nga këta të fundit përgjegjësinë.
“Denoncimi që ka ardhur i para disa javëve ka ardhur drejtpërdrejtë nga QSUT dhe sot dy jave, po mbushen 3 javë që kur ka ardhur ky denoncim prokuroria nuk ka lëvizur gishtin për të hetuar. Mund te kishte denoncuar, mund te kishte hetuar prokuroria dhe unë këtë ftesë bëra në qoftë se ju kujtohet që natën që e denoncova në një nga programet televizive thashë sonte le të vijnë, sepse kjo është një çështje e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nuk bëra asgjë tjetër veç se kërkova zbardhjen e të vërtetës.
Nuk është kjo në vetvete problem i madh që kam sot unë, pasi kjo do të hetohet një ditë dhe faktet do të dalin. Problemi është që kur ti i thua njerëzve, popullit dhe vetes tënde që nuk është kështu, nuk është kaq keq, ti po krijon klimë justifikimi për mos marrjen e masave. Dhe problem sigurisht janë këta qindra qytetarë bashkëqytetarë tanë që janë nëna, baballarë, fëmijësh, janë anëtarë familjesh që janë ndarë nga jeta, por problemi më I madh është që duke mos u ndërgjegjësuar, duke mos u vetëdijësuar për gjithçka që duhet bërë dhe nuk po bëhet atëherë po vazhdon, kryeministri po vazhdon, qeveria po vazhdon të shkaktojë përmes kësaj neglizhence një tjetër kolaps, një tjetër rritje të shfrenuar të numrit të infeksioneve dhe padyshim kjo papërgjegjshmëri, kjo neglizhencë kontribuon drejtpërdrejtë në humbjen e jetëve të njerëzve.